Vajza përfshihen në përleshje masive në Shkup (VIDEO)


Një video që tregon një zënkë masive mes të rinjve, kryesisht vajza, po përhapet në rrjetet sociale, përcjell FLAKA.

Ministria e Brendshme thotë se të dielën në orën 4 të mëngjesit në SPB Shkup, është raportuar për shkelje të rendit dhe qetësisë publike me përleshje fizike mes disa personave në një qendër transporti pranë një objekti hotelieri dhe se rasti është duke u sqaruar.