“A vritet pafajësia?’, Fifi shpërthen në të qara teksa këndon në Big Brother


Ka pak ditë që në Shqipëri ka nisur spektakli më i suksesshëm, Big Brother VIP.

Derisa banorët po qëndrojnë të mbyllur e gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin, në shtëpinë më të famshme nuk mungojnë të qeshurat, debatet e po ashtu edhe të qarat.
Dhe njëra nga artistet që po bën bujë të madhe e po ashtu po merr vëmendje me të bëmat është pa dyshim Fifi.

Kjo e fundit kësaj radhe është mbledhur me banorët e tjerë dhe kanë filluar të këndojnë disa nga projektet më të famshme të kohës.
Në mesin e tyre u interpretua edhe “A vritet pafajësia”, një ndër këngët më të suksesshme të artistes Leonora Jakupi.

Ndërkohë që po këndonte, Fifi ka filluar të qajë duke qenë se projekti ka një tematikë të ndjeshme.
Në atë moment, u afruan të gjithë banorët pranë saj dhe prezantuesi Donald Veshaj së bashku me ish-futbollistin Granit Cana i dhanë një përqafim.

Në këtë shou pjesëmarrësit janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh