Reagon Kombëtarja e Zvicrës, pasi një tifoz i vendosi bluzën me emblemën e UÇK-së, Shaqirit


Federata e Futbollit të Zvicrës reagon për rastin e Xherdan Shaqirit, ku një tifozë i’u afrua tij pas ndeshje gjersa po fliste për media dhe i vendosi një xhaketë me emblemën e UÇK-së.

Për këtë ka reaguar ashpër Kombëtarja zvicerane duke e cilësuar si të pa pranueshme atë gjest, pasi sipas tyre sporti nuk duhet të përzihet me propaganda politike, shkruan Reporteri.net

”Nuk duhet abuzohet kështu me lojtarët tanë. Sidomos për propagandë politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore. Ai qëndroi i qetë dhe nuk reagoi”, thuhet në njoftimin e Kombëtares së Zvicres.

Ndryshe tifozi që ia dha xhaketën me logo të UÇK-së, është marrë në pyetje nga policia dhe i është ndaluar hyrja në stadium