Bie numri i rasteve aktive me coronavirus në Maqedoni

Gjatë kësaj jave është ulur numri i të vdekurve nga coronavirusi. Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, dje nga 4.962 testime janë regjistruar 344 raste të reja dhe humbën jetën 18 pacientë.

Sipas të dhënave të fundit, në Maqedonia ka 6.967 raste aktive, prej të cilave 3.461 janë në Shkup, më pas Kumanova me 629 dhe në vend të trjetë Tetovë me 186 raste aktive.

Numri i rasteve aktive u zvogëlua në mënyrë drastike pasi që Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë zbuluar 3.645 raste më të vjetra të personave të shëruar nga muaji gusht.

Nga Ministria e Arsimit dhe SHkencës njoftuan se rreth 75% e mësimdhënësve janë të vaksinuar, ndërsa mësimin nga jashtë e ndjekin rreth 2% e nxënësve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinim me një dozë ka kryer 47 për qind e popullsisë, ndërsa me dy doza 44 për qind. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 e gjithë popullsisë është vaksinuar dhe vetëm 35% ka pranuar dy doza.