Më datë 10.07.2018, 29 vjeçarja S.M. dhe 21 vjeçari F.F. të dy nga Tetova, kanë denoncuar mashtrim, të cilin e ka kryer një femër nga qyteti i Shtipit, me të cilën janë njoftuar nëpërmjet të rrjetit social ,,Fejsbuk,, në muajin mars të këtij viti, dhe e njëjta ju ka premtuar se do t’ju siguroj punë tremujore në Gjermani.
E denoncuara nga Shtipi ka kërkuar prej tyre qe të paguajnë 2700 denarë, si dhe nga 12.300 denarë, për marrëveshjet e punës, ndërsa biletat e udhëtimit me avion do ti blejnë vet.
Denoncuesit kanë aplikuar dhe i kanë paguar mjetet, pasi që sipas tyre janë pranuar aplikimet, por para se të shkojnë në Gjermani, më datë 11.06 2018, nga e denoncuara kanë pranuar SMS-mesazh, ne të cilin i informon se nuk do munden të udhëtojnë për në Gjermani, dhe më nuk paraqitet, dhe as që ua ka kthyer mjetet e paguara.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit./TS