Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në “Facebook” njoftoi se nga nesër, Bullgaria do t’i heq kufizimet për udhëtim për shtetasit e Maqedonisë.
“Informacionet më të reja për vendimet e fundit të Qeverisë në Sofje. Duke filluar nga nesër, 10 tetor, Republika e Bullgarisë i tërheq kufizimet për udhëtim për shtetasit tanë në territorin e saj”
“Me vendimin e fundit, Maqedonia e Veriut nga zona e kuqe është zhvendosur në zonën portokalli. Ndalesa është shfuqizuar për të gjithë ata të cilët kanë certifikatë për vaksinim (14 ditë nga marrja e dozës së dytë) ose certifikatë që e ka kaluar sëmundjen (nga dita e 11-të deri në ditën e 180 të rikuperimit), si dhe PCR test negativ (jo më të vjetër se 72 orë”, shkruan Osmani.