Lagjja Dizhon në Çair e pëmbytur nga balta (VIDEO)


Shiu i rrëmbyeshëm që ka kapluar vendin këto ditë, vazhdon të zbulojë shumë pellgje nëpër lagjet e Çairit. Ekipi i televizionit Shenja vizitoi sot lagjen e Dizhonit, ku janë krijuar shumë pellgje të mbushura me ujë, të cilat e vështirsojnë lëvizjen e banorëve të kësaj lagje, në këmbë dhe me vetura.
Një banor i kësaj lagje për televizionin tregon se kjo rrugë në këtë gjendje është qe 4 vjet dhe askush nga zyrtarët e Komunës së drejtuar nga Visar Ganiu nuk është interesuar për ta zgjidhur problemin.

BANOR I LAGJES DIZHON
“Rrugët i kanë premtuar dhe i kanë nis, por ama është e kotë, ndryshim duhet po ku me marrë ndryshim. Kjo rrugë është qe 3-4 vjet kështu, a qytet është këtu apo në Indi”.
Ekipi i Televizionit Shenja ka provuar që të marrë më shumë deklarata nga banorët, por shumica e tyre nuk kanë pranuar që të flasin, megjithëse jetojnë në këto kushte shumë të vështira. Prapa kamerave ata zakonisht thonë se druajnë që të flasin në publik sepse mund të kenë telashe të ndryshme.

Ndërkohë, publikimi i pamjeve të tilla në rrjetet sociale ka nxitur edhe reagime të shumta. Në shumicën e tyre vërehet një ironi e thellë ndaj zyrtarëve komunalë që e lanë këtë vend edhe lagje të tjera në baltë ndërkohë që partia në pushtet e proklamon “agjendën e blertë”.

“Me këtë po e aplikojnë agjendën e blertë! Jo asfalltit, po kënetave”, ka shkruar një qytetar.
Po aq ironik është edhe komenti më poshtë: “Agjenda e kaftë”, ka shkruar komentuesi duke aluduar në ngjyrën e baltës.

Një banor i kësaj lagjeje tregon se problemi është i vjetër. “…Kjo gjendje qe një vjet është kështu, si me qenë një rrugë malore”.
Ndërkohë, sinoptikanët japin lajmet jo të mira për banorët e lagjeve të Çairit. Parashikohet që shiu do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme.