Shkollat fillore të malësisë së Sharrit po përballen me vështirësi të shumta në zbatimin e reformave në arsim, sidomos për klasat e katërta. Në këto shkolla shumica e nxënësve nuk kanë tabletë, ndërsa edhe sikur të kishin interneti funksionon më shumë probleme.
“Unë mësoj me tablet, unë kam po interneti është i dobët.
Gazetari:Po si ja bani kur ndalet interneti, a keni libra?
“Jo s`kemi. Gjuhën shqipe se kemi dhe matematikën e kemi. Mësojmë prej në tablet”.
“Libra ne nuk kemi po ne punojmë me kompjuter dhe mbajmë mësimet. Po bie interneti ndonjëherë”.
Sipas mësimdhënësve edhe pse mësimi ka filluar më shumë se një muaj, mungesa e librave dhe interneti i dobët ka bërë që fëmijët të kenë ngecje.
“Është shumë problem i madh për realizimin e një ore e jo më për gjitha orët ku kemi lëndë që nuk ka aspak libra dhe nuk janë të nxjerra në faqen e ministrisë. Ka kaluar një muaj që kemi nisur me mësime dhe nxënësit jo që kanë mbet prapa, por të them sikur nuk ka filluar aspak ngase nuk ka as libra as tablete apo mjet tjetër mësimi. Se si do ia bëjmë deri në fund sa sukses do ketë me nxënësit se dimë”.- tha Anita Salii. Mësuese e kl së IV.
Me probleme të ngjashme përballen edhe nxënësit në shkollat fillore të qytetit të Tetovës.
“Çka do bëjmë me to më tutje? Nuk e di, edhe pse si shkollë do mundohem që ta rregulloj edhe pse buxheti nuk na lejon ashtu lukse, të blerjes së mjeteve elektronike neve na kanë sjellë 20 për qind, pra 33 komplete për klasat e katërta dhe 33 tabletë, ndërsa numri i përgjithshëm për klasën e katërt është 187 nxënës”.- pohoi Xhelal Alili drejtor i Sh F “Naim Frashëri” Tetovë.
“Nga ana e Ministrisë kemi siguruar vetëm 40 për qind të nxënësve të furnizohen me tableta kurse 20 për qind me libra. Pjesa tjetër e nxënësve do gjejnë zgjidhje, por kjo zgjidhje s’do jetë e përhershme por e përkohshme”.- tha Riza Etemi. Drejtor i Sh. F “Bratstvo Migjeni”.
Ditë më parë ministrja e Arsimit Milla Carovska ka kërkuar që mos të fotokopjohen ose të blihen tekstet shkollore për klasën e katër pasi në të kundërtën do të ketë pasoja për shitësit.