Vdes Nabi Tajima, personi më i vjetër në botë

Personi më i vjetër në botë, 117 vjeçarja nga Japonia, ka vdekur, njofton Klan Kosova.

Nabi Tajima vdiq nga shkaqe natyrore në një spital të shtunën në mbrëmje në qytetin jugor të Kikai.

Ajo në spital gjendej qysh nga janari.

Tajima, e lindur me katër gusht 1900, ishte personi i fundit, i njohur, në botë që kishte lindur në shekullin 19.

Raportohet se ajo ka rreth 160 të afërm, duke përfshirë edhe stër-stër-stërnipa.

Ajo u bë personi më i vjetër në botë vetëm shtatë muaj më parë, pasi në shtator vdiq Violet Brown nga Xhamajka, gjithashtu në moshën 117.

Tani personi më i vjetër në botë, përsëri është një jarane e quajtur Chiyo Miyako, e cila pas 10 ditësh pritet të mbushë 117.