Faton Ahmeti shefi i shtabit zgjedhor në Tetovë i është bashkangjitur dje nismës për dhurimin e gjakut! Ahmeti shkruan: “Aksion i dhurimit të gjakut i organizuar nga FRBDI – Tetovë.
Të solidarizohemi dhe ta dëshmojmë humanitetin në vepër!“
Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, gjatë ditës së djeshme organizoi aksion për dhurimin e gjakut.
Këtë aksion e përshëndeti edhe vetë kryetarja e komunës së Tetovës si edhe njëherit kandidatja për zgjedhjet lokale nga BDI,Teuta Arifi, duke e quajtur si një vepër humane dhe solidarizuese.