Kandidati I Lëvizjes Besa, Bilall Kasami njëherit kandidat I kësaj partie për Tetovën ka deklaruar se në rast se I besohet mandate, pas 4 viteve Tetova do të çlirohet nga kaosi dhe ngulfatja që e ka future Teuta Arifi dhe Bashkimi Demokratik për Integrim.
Kasami ka thënë se ndërtimet pa leje kanë shkaktuar këtë kaos. Kreu I Besës tha se asnjë fshat në Tetovë nuk ka plan urbanistik përpos fshatit Sellcë.
Ai shtoi se të gjithë fshatrat është dashur të kenë plan dhe asnjë ndërtim nuk është dashur të lejohet pa plan të detajuar urbanistik.
Kasami tha se në rast se Besa e merr mandatin, 10 mijë lëndët për legalizim do të zgjidhen në kohë rekorde.