Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel foli për takimin që e pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilin mori pjesë së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Merkel tha se bisedoi me Kurtin dhe Vuçiqin për zgjidhjen e problemit, duke theksuar se Procesi i Berlinit pati efekt pozitiv në bashkëpunimin rajonal në Ballkan.
“Është e vështirë, por ka një përparim të vogël”, u shpreh Merkel.
“Unë nuk e kam mbështetur idenë për t’ua dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor një datë të caktuar për pranimin e tyre në Bashkimin Evropian”, tha Merkel në samitin BE-Ballkan Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë.
“Unë me të vërtetë nuk besoj në caktimin e një date, por besoj në përmbushjen e premtimeve tona. Pasi të përmbushen kushtet, pranimi mund të realizohet”, u tha Merkel gazetarëve pas samitit.