Erkan Arifi premton për ndërtimin e Çerdhes së dytë në territorin e Komunës së Likovës


Erkan Arifi njofton qytetarët komunës së Likovës se do të bëhet ndërtimi i Çerdhes së dytë në këtë komunë. Ky objekt do të shërbej për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve të moshës prej 1 deri në 6 vjeç dhe do të jetë për fëmijët e fshatrave: Hotël, Mateç, Ropalcë, Vishticë dhe Nikushtak.
Ky është njoftimi i plotë i Arifit:

Mirëmëngjesi.
Gjatë ditës djeshme edhe zyrtarisht filluan matjet gjeodezike për ndërtimin e Çerdhes së dytë në territorin e Komunës së Likovës.
Ky objekt do të shërben për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve të moshës prej 1 viti e deri në 6 vjeç. Ky objekt do të bëhet sipas të gjitha standardeve i kompletuar, me kapacitet për 107 fëmijë, me vlerë të investimit prej mbi 650.000 Euro. Ky objekt do të jet kryesisht për fëmijët e fshatrave : Hotël, Mateç, Ropalcë, Vishticë dhe Nikushtak.

Komuna e Likovës me në krye Erkan Arifin, po krijon kushte për trajtim, përkujdesje dhe edukim të të gjitha kategorive të fëmijëve, pasi përveç kopshteve, tani më është funksionale edhe Qendra për trajtim dhe edukim të fëmijëve me nevoja të posaçme.
Na prift e mbara në projektet e reja!