Haradinaj: “Albin Kurti është hajn, po don me e humbë Kosovën”


Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja për targa është e dëmshme për Kosovën.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje ka ekzistuar dhe nuk ka pasur nevojë që të dërgohet policia në veri.
Sipas tij, Kurti e bëri këtë për përfitime zgjedhore dhe kjo e dëmton shumë Kosovën.

“Marrëveshja ka pasë afat kohor ka dalë qitash, ky zotnia ka mujtë veç me i ngjitë stickersat, pa i çu policinë dhe pastaj me hy në marrëveshje tërhqeja e policisë tonë nga veriu. Dikush u shku me kallxu forcë, por e ka shti bishtin ndërmjet këmbëve dhe ka ardhë knej. Unë kam qenë kryetar Qeverie dhe e kam pa si shkojnë këto procese. Unë po du me e rujtë shtetin, vendin dhe për atë arsye po e them këtë. Unë e kam ditë përpara se çka ka me ndodh në veri. Ky është një dëm që ka ndodhë prej Qeverisë Kurti, e ka ba për zgjedhje. Ky është një dëm i madh për sovranitetin e vendit. Të gjitha këto që i kam thënë rreth Kurtit janë shumë më tragjike se që i kam thënë”, u shpreh Haradinaj.