Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se çmimi i energjisë në vend do të shtrenjtohet në të ardhmen, duke shtuar gjithashtu se po mbyllen centralet.
“Është e qartë, në botë trendi tregon se çmimi i rrymës edhe në të ardhmen do të jetë shumë i lartë, sepse gjithnjë e më tepër mbyllen centralet e karbonit, rritet kërkesa për rrymë elekrike në raport me prodhimtarinë, ndërsa gazit natyror i është rritur vlera, si dhe zëvëndësuesve të tjerë për prodhim të rrymës. Prej këtu jemi të përkushtuar seriozisht si qeveri për ndihmë maksimale në aspektin ekonomik-social të amvisërive tona”, tha Zaev.