Kundërthënie të reja për drogën e kapur në Butel të Shkupit


Vazhdojnë kontradiktat lidhur me rastin e sekuestrimit të 1240 kilogramëve marijuanë në një depo në Butel, një vit e gjysmë më parë. Gjykimi assesi të fillojë. Seanca e parë duhet të mbahet në pranverë, apo dy vjet pasi policia u mburr për sekuestrim. Alsat zbulon se është iniciuar procedurë disiplinore për prokuroren nga Prokuroria e krimit të organizuar, e cila e mori rastin nga Prokuroria e Kavadarit. Procedura udhëhiqet nga Prokuroria e Lartë Publike, dhe si mundësi për të hapur rast kundër prokurores është pikëpamja e saj e mundshme, që rasti të mos udhëhiqet nga Prokuroria për Krim të Organizuar.

Njoftimi pompoz për konfiskimin e marijuanës tani përfaqësohet në sallën e gjyqit nga Prokuroria e Shkupit. Por prokurori nuk u paraqit në gjykimin e caktuar për muajin e kaluar.
Pas përcaktimit të gjendjes faktike, Prokuroria e Shkupit është përgjegjëse për të vepruar në rastin për të cilin tregoni interes. Rasti i është caktuar një prokurori. Ftesa në Prokurorinë e Shkupit nuk u dorëzua, nga gjykata kompetente për seancën e datës 28 të muajit të kaluar”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Edhe pse drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Sasho Tasevski, në pranverën e vitit 2020, në Facebook e vlerësoi publikisht aksionin, rasti, në vend që të zgjidhet, ai as që ka filluar të gjykohet në gjykatë. Për një vit e gjysmë, në rastin e marijuanës së sekuestruar, siç thuhet nga Ministria e Brendshme, punuan tre prokurori – ajo e Kavadarit, ajo për krim të organizuar, dhe tani në fund e merr përsipër rastin prokuroria e Shkupit. Ministria e Brendshme ngriti kallëzime penale për trafikim të paautorizuar me droga. Në tri raste ajo pretendoi se ekspertiza tregoi se droga e sekuestruar prej 1240 kilogramësh ishte marijuanë, dhe jo konop industrial. Kishte një prani të lartë të THC-së, dhe ishte mbjellë në 30 hektarë në Sopot, në Kavadar.

Por, prokuroria përmes ekspertizës së saj pohon se bëhet fjalë për konop industrial, dhe aktakuza i referohet faktit se kompania që e mbolli atë nuk kishte licencë për të. Dy të dyshuar do të ulen në bankën e prokurorisë për këtë rast vitin e ardhshëm, ndërsa edhe kompania “Kanatek” është gjithashtu e akuzuar. Njëri prej të dyshuarve është nga fshati Zhilçe – komuna e Jegunovcës dhe një shtetas izraelit për të cilin Ministria e Drejtësisë, përmes një kërkese i kërkon Izraelit që t’ia dorëzojë, që ai të gjykohet këtu. Procesi gjyqësor duhet të zbulojë nëse bëhej fjalë për konfiskim të marijuanës, apo të konopit industrial dhe se si ekspertiza e dy institucioneve mund të tregojnë rezultate të ndryshme nga analiza e të njëjtës mostër.