Shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen disa persona


Gjatë ditës së djeshme pas një aksioni të organizuar nga Ministria për Punë të Brendshme, me çrrastë kanë bashkëpunuar më shumë njësite të policisë, janë privuar 5 persona, 3 prej të cilëve kanë përfunduar në paraburgim. Nga liria janë privuar E.I. 28 vjeç nga Shkupi, A.K. 33 nga Shkupi, N.A. 47 vjeç nga Kërçova, V.B. 38 vjeçar nga Kërçova si dhe F.M. 26 vjeç nga Prilepi.

Pas informatave paraprake dhe urdhrit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpitë e 5 personave në fjalë me çrrastë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës, material pluhur, plumba të kalibrit të ndryshëm dhe materiale tjera që dalin nga veprat penale.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj personave në fjalë do të ngritën padi adekuate.