Një drejtues kamioni që mbante brenda bombola gazi alarmoi paraditen e kësaj të hëne Athinën. Ai po lëvizte me mjetin pranë Monumentit të Ushtarit të Panjohur, duke bllokuar trafikut dhe frikësuar qytetarët aty rrotull.
Sipas policisë, i dyshuari që më pas u arrestua, është një fermer 58-vjeçar me problem të shëndetit mendor. Efektivët dhe antiterrori u mobilizuan menjëherë dhe tani po hetojnë për mënyrën si burri me kamion ia doli të ngjitet në Monumentin e Ushtarit të Panjohur.