Vullnet Murseli: “Kemi strategji për zhvillim ekonomik të Tetovës!”


Sot kandidati për kryetar komune nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Vullnet Murseli bashkë me disa nga kandidatët për këshilltarë komunal pati brifing me gazetarë, përcjell in7
Murseli prezentoi vizionin që ka për në krye të Komunës. Ai tha: Tetova do të jetë qytet ku do të mbizotërojnë ide të freskëta, vizionare, transformuese, zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse, ide që promovojnë shoqëri civile të vërtetë, komunitet të shëndoshë dhe demokratik.

E ardhmja e Tetovës do të jetë me studentë dhe të rinj që kanë ambicie për punë, për rritje të standardit jetësor dhe për zhvillim teknologjik.
Është momenti që Tetova të bëhet qytet i organizuar mirë, i pastër dhe modern.
Së bashku me ekipin tim, synojmë që të shmangim politikën nga menaxhimi lokal dhe të orientojmë të gjitha kapacitetet, që ka qyteti ynë në drejtim të zhvillimit dhe përparimit të gjithëmbarshëm shoqëror, tha Murseli para të pranishmive.

Më tej ai tha se: Do të bëhemi “sytë dhe veshët” të cilët do të dëgjojnë problemet, nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve! Tetova do të shëndërrohet në qendër të rëndësishme rajonale.
Tetovës i duhet një plan gjeneral urbanistik dhe strategji të qartë për zhvillim socio-ekonomik të saj.
Hapësira urbane e Tetovës jo vetëm që është çdo ditë e më e ngarkuar me frustrim trafiku dhe mungesë tëvendeve të lira për parkim, por ajo është degraduar në atë formë sa që nuk i ngjan më qytetit!
Ne do ta ndryshojmë këtë Qytet për tua kthyer qytetarëve!

Në vizionin tim, qytetarët do të jenë bartësit kryesorë të ndryshimeve kapitale.
Administrata do të jetë e aftë të mirëpresë qytetarët dhe të ofrojë zgjidhje dhe përgjigje për të gjithashqetësimet e tyre, pa vonesa.
Ai shtoi se “Qytetarët do ta rifitojnë besimin e humbur tek Komuna e tyre, duhet të ndiejnë se një institucion i përgjegjshëm kujdeset për ta dhe sigurinë e cilësinë e jetës së tyre. Të gjitha këto mund të arrihen vetëm sëbashku, përfundoi Vullnet Murseli, Kandidat për Kryetar komune të Tëtovës nga opozita shqiptare ASH-AA.

Bartësi i listës Muzafer Etemi prezentoj: INVESTIME NË KAPACITETE TË REJA PËR PASTËRTI PUBLIKE DHE GJELBËRIM
Investimet në kapacitete të reja për mirëmbajtjen e pastërtisë publike janë të domosdoshme për qytetarët e Komunës së Tetovës, prandaj do të investojmë në kapacitete dhe makineri të reja.
kamionë të rinj me kapacitet grumbullues 7m3;
kamioneta me kapacitet grumbullues 4m3;
kontenjerë nëntokësorë dhe kontenjerë të zakonshëm;

Do krijohen hapësira të gjelbërta dhe parqe në:
Dy Bredhat (Qyteti i Vjetër); Xhamia e Saat-it; Parku i Gruas;
Në varrezat myslimane në Tetovë dhe në varrezat ortodokse në Tetovë;
Parqe urbane në rr. 160 dhe rruga 161.
Ndërsa, kandidati për këshilltar komunal Faton Selami prezentoj:
RESTAURIM I PJESËS SË VJETËR TË QYTETIT

Tetova do të ketë “Lagje të mbrojtur dhe të restauruar” sipas stilit autentik tetovar
në pjesën e vjetër të qytetit. Do të angazhohemi që të prodhojmë zhvillim ekonomik
dhe turistik duke ruajtur kulturën e vjetër tetovare dhe stilin e saj.
Do të bëhet:

Revitalizimi i Kalasë së Tetovës;
Do të rikonstruojmë rrugët me gurrë dhe me kalldërma;
Do të ndihmojmë banorët lokal të bëjnë ristaurimin e fasadave dhe ruajtjen e stilit autentik tetovar.
Do të angazhohemi për ruajtjen e monumenteve kulturore – historike
Do të punojmë në rekonstruimin dhe revitalizimin e një numri të konsiderueshëm
të objekteve me vlera të larta arkitektonike të qytetit. INVESTIME PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT MALOR GJATË 12 MUAJVE TË VITIT

Kodra e Diellit është lënë krejtësisht pas dore, pa infrastrukturë elementare,
pa teleferikun i cili ishte simbol i Tetovës, me kaos total urbanistik, me ndërtime pa leje
në çdo hap, me mbeturina dhe aromë kundërmuese, me qen endacak, etj.

Në qeverisjen tonë, do të angazhohemi në:
Përpilim i Planit Urbanistik për Kodrën e Diellit.
Rindërtim i teleferikut Tetovë – Kodër e Diellit.
Krijimi i mundësive për ndërtimin e kapaciteteve të reja hotelierike.
Investime në infrastrukturën rrugore të vikend shtëpizave, si dhe parking.
Krijimin e kushteve për turizëm dhe rekreacion sportiv përgjatë 12 muajve.
Rregullim të çështjes së pastrimit publik dhe shërbimeve tjera komunale.

Kanditaja për këshëllin komunal Arlinda Aliti prezentoj:
NDËRTIMI I KAPACITETEVE TË REJA PËR PARKIM
Ne planifikojmë ndërtimin e 4 objekteve të reja për “Parkim në kate”:

Në hyrje të qytetit (te Vero)
Në afërsi të Gjygjit të Qytetit (hapësira te ish-Partizani)
Në Bllok (pas Restorantit Grand/Arbi)
Në afërsi të stadiumit të vjetër të qytetit

Gjithashtu do të shqyrtohet mundësia e ndërtimit të një parkingu nëntokësor te sheshi i qytetit (e që është i paraparë me Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës) si dhe me Planin Detal Urbanistik për atë bllok urban), përfundoi kandidatja Aliti.