Në shenjë respekti për rilindasin tonë të shquar, Naim Frashëri, të rinjtë e Lëvizjes Besa realizuan një aksion përpara Qendrës për Kulturë në Tetovë, ku mbollën disa lule.
Në kërë aksion mori pjesë edhe kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidati i mundëshëm për kryetar të Komunës së Tetovës, Ballall Kasami i cili iu bashkangjit aksionit të të rinjëve, ku edhe ai mbolli një lule.
”Ne po e shohim se Naimi është i vetmuar, nuk e ka përkujdesjen e duhur institucionale edhe përkundër faktit që Naimi ka qenë poeti që ka qenë frymëzim për të gjitha gjeneratat, që nga rilindja e më vonë, njëri nga figurat e vetme të pakontestuara.
Ne sot deshëm që ta nderojmë figurën e tij duke dhënë mesazhin që e gjithë trashëgimia e Naimit mbetet e paharruar edhe pëprkundër faktit që institucionet në Tetovë nuk e kanë përkujdesin e nevojshmëm për këtë figurë të ndritçme të letërsisë sonë”
Lëvizja Besa është subjekt i cili gjithmonë shikimin e ka pasur kah e ardhmja por duke shikuar dhe respektuar të kaluarën tonë të përbashkët.
Jeta kulturore dhe artistike e banorëve të Tetovës është një objektiv i rëndësishëm për Lëvizjen BESA.
Prandaj, Lëvizja BESA nëpërmjet projekteve konkrete do t’i përkrah teatrot, bibliotekat, punëtorët e kulturës, shoqëritë kulturore dhe artistike. Do të kemi kujdes dhe përkushtim të veçantë për trashëgiminë kulturore dhe historike, si dhe potencialin e turizmit kulturor.
Si në fushën e arsimit, ashtu edhe në kulturë do të inicojmë bashkëpunim me institucionet simotra në rajon, me qëllim të këmbimit të praktikave dhe përvojave të mira.