Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook ka falënderuar përzemërsisht kundër kandidaten e tij nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleancës dhe Alternativës, Danella Arsovskën pasi që ajo deri më tani në të gjitha paraqitjet e saja para banorëve të Shkupit ka konfirmuar të gjitha projektet të cilat i ka realizuar Shilegov dhe tashmë janë të prekshme në Shkup.
“Kur bëhet fjalë për zgjedhjet, është shumë e rrallë të shihni konkurrentin tuaj në mënyrë kaq energjike dhe të palodhshme duke përmendur dhe lavdëruar projektet tuaja më të suksesshme”, ka shkruar më tej Shilegov.