Nazim Tapi është kthyer nga Zvicra në vendlindje për t’u kandiduar në këto zgjedhje lokale për të parin e Komunës së Tearcës. Kandidati i koalicionit opozitar ASH-AAA për komunën e Tearcës, tha se dëshiron të bëhet shembull për diasporën. Atë e shqetëson trendi negativ i natalitetit në komunën e Tearcës. Sipas tij, më shqetësues është fakti që 43% e fëmijëve që kanë prindër nga Tearca lindin në diasporë. Taipi flet edhe për planet e tij për përmirësimin e gjendjes në Tearcë, nëse i fiton zgjedhjet.
“Pikërisht ky është qëllimi im, që të kthehem në vendlindje dhe të kontribuojë në komunën e Tearcës dhe të jem shembull për diasporën. Sipas disa statistikave që kemi, për fat të keq komuna e Tearcës ka një trend negativ sa i përket natalitetit. Në vitin 2020 kemi renie të popullsisë për minus 56 banorë, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021 kemi poashtu rënie për minus 31 banorë dhe ajo çka është më e keqja nga kjo është se nga 43% e lindjeve ndodhin në diasporë. Dhe këto shifra na japin neve një pasqyrë të keqe që duket e zymtë dhe ne duhet të mendohemi dhe të gjejmë mekanizma për të kontribuar për të ndryshuar këtë gjendje në komunën e Tearcës”, tha kandidati i ASH-AAA për komunën e Tearcës, Nazim Taipi në një intervistë për gazetën LAJM.
Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.