“Ne si në krejt lagjet, edhe në lagjen Teteks1 kemi paraparë ta rregullojmë këtë shëtitoren. Theks të veçantë do të ketë shëtitorja drejt lumit, nga ana tjetër e lumit deri tek Banja e Qytetit. Për këtë kemi projekt të gatshëm dhe mendoj se do të jetë vendi më i bukur për të dalë, se deri tash nuk është shfrytëzuar dhe as nuk është bërë gjë në atë pjesë. #pastër6 #meVullnet”, ka theksuar kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, për komunën e Tetovës, Vullnet Murseli.