Mbrëmë rreth orës 20:45 në rrugën “Mlladinska” në Strumicë, 70 vjeçari S.T. ka qenë i sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët gjatë sulmit kanë përdorur një mjet të fort dhe i kanë marrë të hollat. Për ngjarjen njoftojnë nga SPB Strumicë, nga ku theksojnë se rastin në polici e ka paraqitur djali i të moshuarit.
Ndërkohë nga Spitali i Strumicës njoftojnë se personi S.T. është pranuar me plagë të shkaktuar nga një mjet i fortë. Më shumë detaje nuk jepen për shkak të hetimit, ndërsa nga policia thonë se kanë ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e rastit.