Asnjë detaj nga “propozimet” e Varheljit për Shkupin dhe Sofjen


Edhe një ditë pas vizitës zyrtare të komisionerit të Bashkimit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Oliver Varhelji në Shkup, nuk ka detaje për idetë e diskutuara në tavolinë rreth gjetjes së zgjidhjes për kontestin me Bullgarinë. Ai është takuar me krerët shtetëror dhe politik në vend por asnjëri nuk ka komunikuar përshtypjet e tij. Flitet se Varhelji erdhi me propozime dhe ide konkrete për zgjidhje, pasi një javë më parë qëndroi në Sofje. Kryeministri Zoran Zaev pret konkluzion pozitiv për Maqedoninë e Veriut në samitin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Shpresoj se më 6 tetor në Slloveni, do të merren hapat e nevojshëm do të merren për zhbllokimin e procesit tonë të integrimit në Bashkimin Evropian, gjë që ne presim të ndodhë deri në fund të dhjetorit. Përparimi jonë në BE në radhë të parë duhet të varet nga reformat e brendshme që lidhen me kapitujt, legjislativin e BE-së dhe arritjen e standardeve evropiane”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Është e rëndësishme për BE-në tani të ketë rezultate konkrete për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, deklaroi komisioneri Varhelji përmes një video konference.

Unë shpresoj se javën e ardhshme do të dëgjoni mesazhe shumë të qarta nga liderët e Evropës në këtë drejtim. Unë dje isha në Shkup dhe një javë më herët isha në Sofje. Ne u përpoqëm të punojmë për të ecur përpara. Të ecim përpara sa më shpejt që të mundemi. Ne duam që çështja të ecë përpara këtë vit”, theksoi Oliver Varhelji, komisioner për zgjerim i Bashkimit Evropian.

Zaev dhe Varhelji i dhanë përshtypjet e tyre në Forumin e Shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor në Shkup. Detaje nga takimi Varhelji-Mickoski nuk japin as VMRO-DPMNE-ja. Partia e Mickoskit beson se fillimi i negociatave me BE-në nuk ndodh për shkak të ngecjes së reformave.

Rezistenca e mundshme e disa vendeve të BE-së gjatë viteve të fundit është, e para, sepse Maqedonia e Veriut nuk ecën përpara dhe e dyta, Maqedonia nuk ecën përpara se me këtë qeveri kjo është e pamundur. Në Maqedoni ka perceptim të lartë për korrupsion, nuk ka reforma në gjyqësor, sundimi i së drejtës është selektiv dhe në shërbim të pushtetit”, theksoi Marija Miteva, VMRO-DPMNE.

Në Samitin në Slloveni, nuk është sigurt nëse vendet anëtare do të arrijnë të sigurojnë konsensus për të mbështetur të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Dyshime kanë Holanda, Franca dhe Danimarka. Kryeministri grek Kirjakos Micotakis ka thënë se nuk e mbështet bllokimin e Bullgarisë e cila, sipas tij, pa nevojë krijon komplikime.