Projekti për idnetifikimin digjital, drejtë implementimit

Pas përfundimit të të gjitha harmonizimeve teknike, sot me MasterCard-in u pajtuam që të përfundojmë me integrimin në portalin e-shërbimeve për një kohë shumë të shkurtë. Me këtë, 150,000 qytetarë do të jenë në gjendje të hapin një identitet digjital në portalin e-shërbimeve, i cili është plotësisht i çertifikuar për identifikim elektronik të nivelit të lartë.

Përveç kësaj, MasterCard do të dhurojë 12,000 nënshkrime elektronike të kualifikuara drejtuesve në 4 institucione përdoruese të sistemit DMS dhe një numër të pakufizuar nënshkrimesh elektronike të avancuara për personelin administrativ në ato institucione.
Me këtë, përveç qytetarëve, edhe zyrtarët administrativë do të jenë në gjendje të përfitojnë nga përdorimi i shërbimit të identifikimit digjital MasterCard.