Kompania amerikane e fluturimeve United Airlines do të pushojë nga puna 593 punonjës që kanë refuzuar të respektojnë detyrimin e vaksinimit kundër Covid-it.
Kjo u njoftua nga linja ajrore amerikane, duke raportuar se edhe 2 mijë punonjës të tjerë kanë kërkuar një përjashtim mjekësor ose fetar, i barabartë me rreth 3% të 67 mijë punonjësve.
Por pavarësisht kësaj, kompania deklaroi se ishte e kënaqur me rezultatet e politikës së saj të vaksinimit, duke thënë se më shumë se 99% e punonjësve të saj me qendër në SHBA kanë përmbushur kërkesat e kompanisë për t’u vaksinuar.
“Kjo është një arritje historike për kompaninë tonë ajrore dhe punonjësit tanë, si dhe për klientët dhe komunitetet që ne u shërbejmë. Arsyetimi ynë për të kërkuar vaksinën për të gjithë punonjësit e United në SHBA ishte i thjeshtë – për t’i mbajtur njerëzit tanë të sigurt dhe e vërteta është kjo: të gjithë janë më të sigurt kur të gjithë vaksinohen dhe kërkesat për vaksinë funksionojnë”, thanë shefat e kompanisë.
United njoftoi më 6 gusht se kompania ajrore me bazë në Çikago po kërkonte që të gjithë 67 000 punonjësit e saj me qendër në SHBA të vaksinoheshin.