Shtetasi i Maqedonisë së Veriut kapet me drogë në Gjermani


Policia gjermane ka kapur 23 kilogram kokainë në vlerë prej miliona eurove, përcjell Alsat. Droga është kapur nga policia kufitare në Lindau dhe policia e autostradës A7, në afërsi të tunelit Fisen, që lidh Austrinë me Gjermaninë.

Droga është kapur në një makinë të tipit Citroen, që po drejtohej nga 41-vjeçari, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Të martën policia gjermane njoftoi se pas kontrolleve në makinën Citroen është gjetur droga e vendosur në bunker të posaçëm, ndërsa tek shtetasi maqedonas janë kapur edhe para të gatshme, vlera e të cilëve nuk bëhet e ditur.