Arkin Jahiji tregon se kush ishte motivi kryesor për pranimin e garës si kryetar i Bërvenicës


Po futet në një garë për herë të parë, duke dashur të sjellë jo vetëm pozitivitet por edhe një energji të re në komunë. Arkin Jahiji kandidon nën amblemën e BDI-së për komunën e Bërvenicës.

Arkin Jahiji në një interviste shprehet se motivi kryesor për pranim të garës ka qenë dhe është besimi në  ndërtimin e së ardhmes sepse është kosa që që të kujdesemi për ambientin, për ajrin dhe për ujin. Ai tha se ështe koha t’i rinovojmë vendbanimet tona dhe komunat tona, ta sjellim infrastrukturën dhe cilësinë e jetës në standadrtet më të larta europiane, do bëjmë komunën tonë nga rurale në urbane.

Agjenda e gjelbert personifikon një plan të realizueshëm për t’a zhvilluar komunën tonë, me më tepër gjelbrim dhe më moderne, tha Jahiji. Me veprim konkret bashkangjitur projekteve konkrete për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe standarteve të jetesës për të gjithë qytetarët.

Jahiji tha se ka ardhur koha që kjo komunë të menaxhohet me koncept të ri, me energji të reja ku çdo shërbim do të jepet në kohë, në mënyrë efikase dhe cilësore. Pushteti lokal duhet të kujdeset edhe për klimën e ekonomisë, respektivisht të krijoj kushte për zhvillim ekononomik lokal.