Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:35 në rrugën ,,Cvetan Dimov“ në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria 45 vjeçarin D.S. nga Tetova, për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur heroinë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, njoftojnë nga SPB Tetovë.