Këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi është njëra ndër emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare.
Ajo edhe pse është distancuar një kohë nga skena muzikore postimet në rrjetet sociale nuk i ka ndalur
E veshur me shumë stil ajo duket e kuruar në çdo detaj të mundshëm.
Por, po të kthehemi pas në kohë atëherë e vërejmë se ajo ka ndryshuar dukshëm shumë.
Edhe këtë detaje e kanë dalluar fansat e saj të cilët e kanë pyetur për ndërhyrjet që ka.
E në lidhje më këtë, Ryva nuk është deklaruar deri më tani nëse ka ndonjë operacion plastik.
Projekti i fundit i saj është bashkëpunimi me Meti Malokun “Kce moj qikë”, i lansuar dy muaj më parë.