Jam një bijë e Haraçinës e cila jetoj jasht vendit, por malli për vendlindjen, nuk më është shuar kurr. E si mund të harrohet vendi ku ke kaluar fëmijërinë dhe rinine?
Si mund të harrohet vendi, ku me zell të madh rinorë dhe perkushtim, je munduar të kontribuosh në aktivitete kulturo-artistike, të cilat i mungojnë Haraçinës së some! Si vajzë e mësuesit Sabri dhe motër e Emrush Zimberit-Komandant Lushit, nuk mundem kurr t’ia kthejë shpinën vendit për të cilin të parët e mi kontribuan me pushkë dhe pendë. Prandaj vit pas viti e vizitoj Haraçinën, me shpresë se ka ndryshuar diçka për mirë, por fatkeqësisht kthehem e dëshpruar. Që në hyrje të Haraçinës, kur kalojë pran fushës së fudbollit të KF “Shkëndia” fillon fotografia e zymt, sepse stadiumi ka filluar të rrënohet.
Duke vazhduar rrugën drejt varrezave, shihen rrugë me grope, pa trotuar, pa shenja komunikacioni, e pa ndriçim publik. E kur arrinë te varrezat, hasë në deponinë e egër mu në hyrje të varrezave të Dëshmorëve, e varrezave të veteranëve të UÇK-së, ku bën pjesë edhe vëllau im Lushi. Kjo fotografi nuk të len ti qash të vdekurit, sepse të merr vaji për të gjallet. Pas homazheve te varrezat, vizitojë familjaret në Haraçinë, por kur afrohem te ceshmja ti laj duart, shoh një shishe me ujë, nga e cila më duhet ti laj duart, pasi siç thonë ata prej më shum se tre vitesh, në ceshmen e tyre nuk ka pikuar as një pikë ujë nga ujësjellësi.
Poashtu në pjesën e poshtme të Haraçinës, nuk rrihet në oborr pa mask, jo për shkak të koronës, por nga era e keqe nga kanali. Në këto rrethana edhe ne në mërgim, po e ndjekim fushatën për zgjedhjet lokale, me shpresën për NDRYSHIME, në të mirë të Haraçinës dhe banorëve të sajë. Duke i parë dhe njohur kandidatët, pa marr parasyshë partinë, vleresojne se ndryshimi mund të vijë, vetëm me njerëz të dëshmuar si në profesion, ashtu në aktivitete rinore e humanitare. Të tillë e njoh Naim Sinanin, i cili që në moshën rinore, atëherë si kryetar i forumit rinorë, e deri në ditët e sotme si gazetarë e publicist, ka vazhduar ta mbështes zhvillimin e Haraçinës. Këtë tekst dhe përkrahje publike për Naim Sinanin, nga mërgimi e bëj me qëllimin e vetëm dhe me shpresë se herën tjetër kur të vijë në Haraçinë, me të vërtetë do ta shoh NDRYSHIMIN e shumë dëshiruar.
Me respekt Vjollca Zymberi