Aksidenti në Klinë: Një i vdekur dhe disa të lënduar


Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Rreth orës 20:50 kemi pranuar një informacion se ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës. Një person ka vdekur. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë të lënduar edhe së paku dy persona”.
Gashi tha se me kohë do të jepen detaje të tjera lidhur me rastin.