Ivan Stoillkoviç ose ndryshe i njohur si dora e zgjatur e presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiç për Maqedoni është parë së fundi në afërsi të liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe kryetarit aktual të Kumanovës Maksim Dimitrievski.
Stoillkoviç si kryetar i Partisë Demokratike Serbe edhe pse është në koalicion me VMRO-DPMNE-në e Mickoskit ka deklaruar mbështetje publike për Maksim Dimitrievskin si kandidat i pavarur për Kumanovën. Ditëve të fundit struktura e tij dhe e VMRO-DPMNE-së janë urdhëruar për mbështetjen e Dimitrievskit në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kumanovë.
Viteve të fundit, posaçërisht nga vitit 2017 dhe dhu*na në Parlament, Stoillkoviç ishte më i zëshmi kundër Platformës së Tiranës, lobimet për çnjohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe ak*uzat ndaj Qeverisë së Maqedonisë aktuale për realizimin e Shqipërisë Etnike. Dyshohet edhe për lidhjet e tij të ngushta me shërbimet ruse që qarkullojnë në Ballkan.