Zviceranët miratojnë martesat e të njëjtit seks me një diferencë të madhe në referendum


Votuesit zviceranë kanë mbështetur martesat e të njëjtit seks në një referendum, sipas parashikimeve.

Më shumë se 60 përqind e mbështetën masën, e cila do ta sillte vendin në përputhje me pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore.

Në prag të votimit, grupet kishtare dhe partitë politike konservatore e kundërshtuan idenë, duke thënë se kjo do të minonte familjen tradicionale.

Zvicra ka lejuar çiftet e të njëjtit seks të regjistrojnë partneritet që nga viti 2007, por disa të drejta janë të kufizuara, përcjell Klankosova.tv

Masa do të bëjë të mundur që çiftet e të njëjtit seks të adoptojnë fëmijë dhe çiftet lezbike të martuara të kenë fëmijë përmes dhurimit të spermës.

Anëtarja e komitetit kombëtar “Martesa për të gjithë”, Antonia Hausëith, ka thënë se mbështetësit do të festonin në kryeqytetin Bern të dielën.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të lehtësuar,” tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters.

Por Monika Rueegger, një politikane me Partinë Popullore Zvicerane të krahut të djathtë, ka kundërshtuar këtë masë.

“Kjo nuk kishte të bënte me dashurinë dhe ndjenjat. Bëhet fjalë për mirëqenien e fëmijëve”, ka thënë ajo.

Gjatë 20 viteve të fundit shumica e vendeve në Evropën Perëndimore kanë njohur martesën e të njëjtit seks, por në Zvicër shumë vendime të mëdha shkojnë në një votim mbarëkombëtar.