Teuta Arifi flet për nënshkrimin e Kodit për zgjedhje të lira dhe demokratike


Komisioni Komunal Zgjedhor Tetove sot me 25.09.2021 e shtune ne ora 12 organizon nenshkrim e Kodeksit per zgjedhje fer dhe demokratike me kandidatet per kryetar komune ne komunen e Tetovës.

“Uroj zgjedhje fer dhe demokratike pa gjuhën e urr*ejtjes dhe në të njejtën kohë të jemi sa më afër qytetarit tonë për të biseduar dhe për të shpalosur programet tona dhe gjithsesi pas një procesi fer dhe një procesi të drejtë të fitoj ai për të cilin në bazë të ligjeve dhe në bazë të së drejtës për të shprehur kuotën ai për të cilin do të vendosin shumica e qytetarëve, ju uroj normalisht të gjithë kundërkandidatëve të mi shëndet dhe të gjithë sëbashku të jemi sa më tepër sa më të hapur dhe sa më korrekt në të gjitha shprehjet që i bëjmë gjatë kësaj fushate”, deklaroi para mediave dhe kandidatëve për kryetar komune Teuta Arifi.