Drejtoria e Policisë Financiare, deri te Prokuroria Publike për Ndjekje të Kr*imit të Organizuar dhe Ko*rrupsionit, ka ngritur pa*di penale kundër pesë personave fizik dhe tre personave juridik për keqperdorim te funksionit publik dhe larjes se parave ne komunën e Petrovecit, mes të cilëve edhe për të parin e komunës së Petrovecit Borçe Mitevski. Këto persona prej vitit 2012 deri në vitin 2018 kanë dëmtuar buxhetin prej mbi 1.5 milion euro.
“I lajmëruari i parë , në cilësinë e kryetarit të komunës nga viti 2009 deri tani, në vitin 2012 ka mundësuar pagesë të 24 faturave fiktive për subjektin juridik “Ace Trans” – Shkup, në lartësi prej 31.84 milion denarëve, për transport të pretenduar të mbeturinave, edhe pse të lajmëruarit e dinin se nuk janë kryer punët e deklaruara në fatura. Paratë u përdorën për të blerë automjete dhe makineri ndërtimi për nevojat e personave juridik”, tha Arafat Muaremi , drejtor i Policisë Financiare.
Padia për kryetarin e Petrovecit, Nikollovski: Nuk është hakmarrje, shkeli ligjin Zv/kryeministri Ljupço Nikollovski, tha se në maj të këtij viti ka pranuar letër anonime në lidhje me këtë rast dhe menjëherë pas kësaj kanë vepruar institucionet. I pyetur nëse bëhet fjalë për hakmarrje politike, pasi dy ditë para zgjedhjeve po ngritet padi kundër kryetarit aktual të komunës, i cili është kandidat edhe për një mandat, Nikollovski kategorikisht mohoi pretendimet e tilla.
“Aspak nuk është në interes timin se a është dikush kandidat apo jo. Ka ankesë të saktë për person konkret, institucionet kanë vepruar. Ne nuk kemi kompetenca si ekip të hulumtojmë, ne jemi këttu që sistematikisht ti përcaktojmë punët. Presim nga qytetarët, mediat, përkrahje për këto procese në qoftë se duam që së bashku të ndërojmë vend europian”, tha Ljupço Nikollovski, zv/kryeministër për Lu*ftë Kundër Ko*rrupsionit.
Konfirmoi se ka ankesa edhe për keqpërdorim të mundshëm në punën e më shumë federatave sportive. Theksoi se dokumentacioni veçmë është dorëzuar deri te prokuroria publike për veporim të mëtejshëm.