Rregullat aktuale për hyrje në Greqi, të cilat vlejnë edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht dokument i nevojshëm për Kovid-19 dhe PLF formular të plotësuar, por edhe testim i obligueshëm në pikat e hyrjes për ata të cilët udhëtojnë me test negativ, janë vazhduar për edhe një javë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Vendimi i ri ministror “Parakushte për hyrje në vend që të kufizohet përhapja e Kovd-19” tani më është publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë, hyri në fuqi në orën 06.00 dhe do të vlejë deri të premten e ardhshme 1 tetor.