Vonesa e perspektivës eurointegruese, Pendarovski: Vatër e gjeopolitikave të tjera


Ballkani Perëndimor stabil është mjet që ndërlidh sigurinë dhe stabilitetin kontinental dhe trans-kontinental. Nëse duam rajon të qetë, duhet menduar përparimi i procesit eurointegrues, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në sesionin e 76-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Problemi eurointegrues i rajonit krijon vatër të gjeopolitikave nga vendet tjera që nuk zhvillojnë demokraci të mirëfilltë, që kërkoi që nga mesazhet e tij për rajonin, mos të ngelin vetëm fjalët.
Duke folur për bllokadën bullgare, Pendarovski theksoi se ka gadishmëri për dialog konstruktiv, gjithnjë mbi parimet e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë.

“Ballkani Perëndimor ballafaqohet me problemin serioz në aspekt të aspiratave eurointegruese. Qorr -sokaku aktual në këtë proces frustron qytetarët dhe vazhdimisht zvogëlon entuziazmin për ndryshime pozitive. Nga ana tjetër, kjo situatë hap dyert për konkurencë gjeopolitike, pro edhe për mënyrë tjetër të sistemit të qeverisjes, duke shtypur hapsirën për reforma, që është shumë me rëndësi për stabilitetin dhe propsoritetin rajonal. A është statusi aktual i eurointegrimeve në rajon në pajtueshmëri me vizionin e menduar nga themeluesit e saj para shumë dekadave? Nëse duam Ballkan stabil dhe prosperues, duhet të kuptojmë se nevojitet urgjentisht të bëhet përparim në planin eurointegrues” – tha Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Pendarovski foli edhe për sfidat globale. Ai tha se liderët botëror duhet bashkuar për ti menaxhuar konfliktet aktive, të ngrira dhe hibride.