“Fitore! Për Maqedoninë, nuk jemi më “pu*shtues”, shkruan media bullgare “Lupa.bg”.
Kjo vjen pasi Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se tekstet shkollore që përmbajnë termat “okupator fashist bullgar” do të ndryshohen, si një shenjë miqësore me Bullgarinë.
Disa media bullgare shkruajnë se mesazhi përkoi me Ditën e Pavarësisë, e cila u shënua dje.
“Zaev: Ne nuk do t’i quajmë fashistë bullgarët, do t’u përgjigjem kërkesave të Radev” shkruan “Bgnes”.
“Zaev: Disa maqedonas ishin ndihmës të fashistëve”, shkruan “Trud”.