Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Dr.Jeton Shaqiri dhe zëvendëskryeministri për lu*ftë kundër ko*rrupsionit dhe kr*imit, zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, z.Ljupço Nikollovski, sot (е enjte) në një takim të përbashkët me gazetar promovuan Sistemin e parashtrimit të raportimeve elektronike, parashtresave dhe propozimeve drejtë realizimit.
“Republika e Maqedonisë së Veriut është e vendosur drejtë rrugës së digjitalizimit të përshpejtuar dhe rritjes së aplikimit të zgjidhjeve digjitale, të shërbimeve publike. Me to mundësohet qasje e shpejtë dhe e lehtë për të arritur tek informacionet, si dhe realizim më i shpejtë i shërbimeve publike në mënyrë elektronike, me çka qytetarët kursejnë kohën e tyre të vlefshme. Për këtë qëllim, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë vazhdimisht e plotëson Portalin për shërbime elektronike me shërbime të reja.
Aktualisht jemi në fazën përfundimtare dhe javën e ardhshme do të kemi mundësi përsëri me Ministrinë e Drejtësisë dhe me 26 gjykatat e tërë vendit të promovojmë shërbime të reja për vërtetime dhe dokumente nga evidentimi penal i qytetarëve. Këto janë qindra orë të kursyera të pritjeve në radhë para sporteleve, të nervozizmit dhe të burimit të korrupsionit”, tha para gazetarëve ministri Shaqiri. Ai informojë, se deri në fund të vitit 2021 do të promovohen edhe dhjetëra e-shërbime me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me Ministrinë e Bujqësisë, me Ministrinë e Ekonomisë, me Ministrinë e Punëve të Jashtme, etj.
“Së shpejti do të vendosin po vendosim një kanal të ri digjital, të dedikuar për qytetarët, i cili do t’u mundësojë që në çdo kohë, ‘online’ të paraqesin problem ose ankesë lidhur me institucionin publik, si dhe të raportojnë problem gjatë procedurës së marrjes së një shërbimi të caktuar nga administrata publike. Me këtë sistem do të përmirësohet transparenca në aspekt të mënyrës së të vepruarit të organeve të administratës shtetërore, në mënyrë të tillë që komunikimi dhe procesi i zgjidhjes do të jetë në mbikëqyrje të qytetarëve dhe të personave juridik, me qëllim që të krijohet “presion pozitiv” për tejkalimin e problemeve. Do të përdorim të gjitha mekanizmat e nevojshëm për të kontribuar në rritjen e efikasitetit të administratës publike, e cila tërësisht punon në shërbim të qytetarëve”, theksoi Dr.Jeton Shaqiri ministër i MSHIA.