Arsyetimi banal i hotelit që ofendoi kosovarët – “Fëmijë ka qenë”


Hoteli “Ylli i Detit”, në Durrës ka dhënë një arsyetim banal për fyerjet drejt kosovarëve duke thënë “ju jeni racë m*ti dhe racë derri – pak ua kanë serbët”.

Të kontaktuar nga Insajderi, menaxheri i hotelit, ka thënë se këto fyerje ndaj kosovarëve kanë ardhur nga një i mitur 17-vjecar, anipse në komunikimin e tij, ai përvec sharjeve dhe fyerjeve ndaj kosovarëve din ta prekë pikën e dobët për ta, duke thënë “Serbi iu boni pak – racë m*ti ju kosovarët e qelbur – të pabesë dhe maskarenjë. Edhepse ai thotë se mesazhet fyese i ka shkruar një 17-vjecar, arsyetohet banalisht, duke thënë se nuk e ka ditur se cfarë po shkruan.

Menaxheri i hotelit “Ylli i detit” nuk ndalet me kaq. Thotë se kosovarët janë vëllezër, dhe se ka respekt për ta. Vazhdon duke thënë se personi që e ka bërë këtë fyerje është larguar nga puna.

“Ne kërkojmë ndjesë publike përsëri. Atë mesazh e ka shkruar një recepsionist i Hotelit, i cili është larguar menjëherë nga puna. Kjo ishte e tëra që mund të bënim, për shkak se ai është vetëm 17-vjecar. Ne e mirëkuptojmë gjithë reagimin e bërë nga vëllëzërit tanë kosovarë, për shkak se ofendimi ka qenë shumë i rëndë. Prandaj, ju lus që të na mirëkuptoni edhe ju neve. Ai ka qenë një i mitur që nuk ka ditur se cfarë po shkruan”, ka thënë për Insajderi, menaxheri i Hotelit “Ylli i Detit” në Durrës.

E gjithë ngjarja kishte nisur nga Leutrim B, i cili kishte komunikuar me stafin e hotelit përmes mesengjerit, duke kërkuar nga ta një dhomë në hotel. Situata kishte eskaluar deri në fyerje nga ana e hotelit për të gjithë kosovarët. Kësisoj pas raportimit të Insajderit, kjo ngjarje ishte bërë temë diskutimi në vend, duke e shtyrë personelin e hotelit të kërkojnë falje.

Hoteli “Ylli i detit”, kërkim faljen e kishin nisur fillimisht duke i shkruar kosovarit, me të cilin kishte ndodhur edhe fyerja.

Në mesazhin e siguruar nga Insajderi, Hoteli “Ylli i Detit”, shkruan Leutrim B, duke iu thënë se personi që e ka shkruar atë mesazh është larguar menjëherë nga puna.
“Përshëndetje. Ju kërkojmë ndjesë për komunikimin e papërgjegjshëm që është bërë ndaj jush nga një recepsionist i papërgjegjshëm. Sapo e morëm lajmin për veprimin e bërë e kam pushuar automatikisht nga puna. Unë personalisht mendoj që nuk duhet bëhet shkak papërgjegjshmëria e një personi, për të prishur imazhin tonë të turizmit”, thuhet në kërkim faljen e hotelit drejtuar në mesazh kosovarit Leutrim B.