Tetovë, edhe sot asnjë i vd*ekur nga Covid 19

Tetova po shkon drejt stabilizimit nga Covid 19 ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vi*ktimë.
Gjatë kësaj jave situata është stabilizuar skajshëm ndërsa ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarëve.

Autoritetet e Spitalit thanë se në 24 orët e fundit janë 26 pacientë të hospitalizuar. Një pacientë me Covid është që ka marrë dozën e parë, ndërsa dy të tjerë me dy doza vaksine. Janë 26 pacientë me oksigjen ndërsa asnjë në respirator kurse kontrollë ambulantë 38. Poashtu është rritur skajshëm numri i të vaksinuarëve. Autoritetet spitalore bënë sërish apel për respektim të masave.