Të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2019 konsumi i druve të zj*arrit për ngrohjen e shtëpive ishte 970,715 metra kub. Në të njëjtën kohë, 4,350,878 kilogramë gaz të lëngshëm të naftës u përdorën për ngrohje, ndërsa familjet shpenzuan mbi 3 milion megavat orë energji elektrike për ngrohje, ftohje, gatim dhe gjëra të tjera.
Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), tregojnë druri mbetet burimi kryesor që qytetarët përdorin në shtëpi për t’u ngrohur gjatë sezonit të dimrit.
Sipas statistikave, pothuajse 49 për qind e familjeve në vend ngrohen me dru. Mjeti i dytë më i përdorur për ngrohjen e shtëpive është energjia elektrike, e cila përdoret nga 31 për qind e familjeve në vend. Me ngrohje qendrore ngrohen vetëm rreth 11 për qind të ndërtesave të banimit, ndërsa me briketa dhe fishekë të drurit të cilat po ashtu përdoren si lëndë dj*egëse përdoren nga rreth tetë për qind e familjeve. Nga statistikat e publikuara të ESHS-së për 3.500 familje, prej ku 2.896 janë përfshirë në këtë anketë në mbarë vendin rezultatet paraprake rrëfejnë se një pakicë e popullsisë përdor lëndë djegëse të tjera për të ngrohur shtëpitë e tyre.
Këtu bënë pjesë nafta për ngrohje (0.51 për qind), qymyr (0.17 për qind) dhe gaz të lëngshëm të naftës (0.10 për qind). Të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2019 konsumi i druve të zjarrit për ngrohjen e shtëpive ishte 970,715 metra kub. Në të njëjtën kohë, 4,350,878 kilogramë gaz të lëngshëm të naftës u përdorën për ngrohje, ndërsa familjet shpenzuan mbi 3 milion megavat orë energji elektrike për ngrohje, ftohje, gatim dhe gjëra të tjera. Në vitin 2019, sipërfaqja mesatare e banesave në vend ishte 84 metra katrorë, ndërsa qytetarët ngrohin vetëm gjysmën e sipërfaqes, pra 45 metra katrorë.
Ndryshe, dominimi i druve të zjarrit në ngrohjen e familjeve në vendin tonë është shkaku kryesor i ndotjes së ajrit në vend. Ngrohja e shtëpisë është vërtetuar se është burimi kryesor i ndotjes së ajrit, veçanërisht në fushën e emetimeve PM-10. Anketa e kryer nga “Shkupi Ngrohet” zbuloi se të paktën 30 për qind e emetimeve totale të grimcave toksike në ajër në Shkup janë për shkak të ngrohjes.
Të dhënat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë konfirmuar se shkalla e lëshimit të grimcave të dëmshme në ajër nga ngrohja me dru zjarri varet nga përdorimi i druve të zjarrit të thatë ose të lagur (druri i lagësht ndot ajrin shumë më tepër), sesa mirëmbajtja e dhomave për ngrohje, si dhe nga procesi i duhur i djegies së drurit. Pikërisht për të zvogëluar ndotjen e ajrit, Qeveria në bashkëpunim me disa komuna të vendit, vitin e kaluar po ashtu edhe këtë vit dha subvencione për instalimin e kondicionerëve inverter për qytetarët, të cilët duhet të zvogëlojnë kryesisht përqindjen e përdorimit të druve të zjarrit nga familjet.
Vitin e kaluar, Qyteti i Shkupit përdori fonde qeveritare në vlerë prej 322,400,000 denarë për këtë qëllim. Ndërsa këtë vit janë siguruar 107,404,074 denarë për subvencione në Shkup dhe fonde shtesë për kondicionerët inverter u ndanë familjeve në Manastir, Tetovë dhe Kërçovë, si qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit në vendin tonë. Megjithatë, të dhënat nga sondazhet e kryera të ESHS-së në të kaluarën tregojnë se qytetarët po bëhen më të vetëdijshëm për karburantin e përdorur për të ngrohur shtëpitë e tyre.
Me kalimin e viteve, përqindja e familjeve që përdorin dru zjarri në muajt e dimrit zvogëlohet. Kështu hulumtimi i mëparshëm mbi këtë temë në vitin 2014 tregon se dru zjarri dhe dru nga pemishtet janë përdorur nga 61 për qind e familjeve, 28 për qind e shtëpive më pas janë ngrohur me energji elektrike, ngrohja qendrore kishte qasje në 8 për qind të shtëpive, ndërsa më pak se një për qind e objekteve të banimit ishin ngrohur me briketa druri.