Ministria e Shëndetësisë informoi se sot do të arrijne mbi 110 mijë vaksina Pfizer. Siç thojnë nga ky dikaster, këto vaksina janë blerë nëpërmjet sistemit Kovaks, ndërsa deri në fund të vitit janë porositur edhe 100 mijë vaksina nga kjo kompani.
Ministria e Shëndetësisë
“Vaksinat e arritura, për të cilat ka interes të madh nga ana e popullatës, të cilët janë të rekomanduara edhe për imunizim të fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare, do të shpërndahen në të gjitha punktet e vaksinimit në të gjithë vendin, me qëllim që të sigurohet proces i pandërpрerë i imunizimit”
Ndërkaq, që nga fillimi procesit të imunizimit në vend, 697.874 qytetarë janë vaksinuar me dy doza, ndërsa, 776.660 qytetarë kanë pranuar një dozë të vaksinës, respektivisht janë aplikuar 1.474.507 doza vaksinash. Vetëm gjatë ditës së djeshme dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 2.969 persona, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 12.099 qytetarë.