Rusia është duke kaluar një tjetër valë të rëndë nga koronavirusi, pasi me qindra persona po ndërrojnë jetë çdo ditë, ndërsa të infektuarit janë me mijëra. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore në Moskë kanë bërë të ditur se kanë ndërruar jetë 817 persona të prekur me koronavirus, ndërsa një ditë më parë kishin vd*ekur 812 persona, shifra që tregojnë qartazi situatën e vështirë që po kalon ky shtet.
Deri tani, në Rusi kanë ndërruar jetë 200625 persona të prekur me Covid-19. Që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore ruse, 2,74% e të prekurve nga koronavirusi kanë ndërruar jetë.