Vuçiq: I japim kohë Kosovës për ta ndryshuar vendimin, nëse jo pasojnë masat


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Serbia do të marrë parasysh masat kundër Kosovës në ditët e ardhshme dhe më pas do të dalë me to.
“Ne duam të tregojmë vullnet të mirë dhe t’i japim kohë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e këqija, nëse ata nuk duan, ne do të marrim masa për të mbrojtur Serbinë,” tha Vuçiq pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare