Zefi Gold, destinacioni më i duhur i argjendarisë prestigjioze


Kur bëhet fjalë për diçka unike dhe të bukur, për një dhuratë ndaj njeriut më të veçantë, gjithmonë jemi në kërkim të një destinacioni që na e mundëson këtë.
Argjendaria Zefi Gold është destinacioni i duhur sa i përket gjërave të çmuara dhe unike. Zefi Gold ofron stoli të llojllojshme dhe unike prej ari si: unaza, qafore, komplete për femra, vathe e shumë të tjera.

Profesionalizmi dhe përkushtimi i bën ata një ndër argjendaritë më të suksesshme në Kosovë dhe më gjërë. Zefi Gold numëron suksese të mëdha që nga viti 1987 në Prizren, duke u klasifikuar kështu si një ndër argjendaritë më favorite në Prizren.

Argjendaria Zefi Gold, ka bashkëpunuar edhe me shumë nga fytyrat publike shqiptare si: Shyhrete Behluli, Edona Llalloshi, Engjëllusha Salihu e deri tek Arbenita Ismajli, Tayna, Learta Jakupi e shumë të tjerë.

Zefi Gold, mbetet ndër të parët dhe ndër argjendaritë më prestigjioze në Kosovë, duke sjellë kështu trendet botërore tek klientët e tyre.