Makfire Shakiri është shqiptarja e parë shofere në Maqedoninë e Veriut. Ajo ka 28 vjet në timon dhe konsiderohet si gruaja që theu tabutë.
Makfirja për mediat shqiptare tregoi se të qenët shofere ka qenë dëshira e saj që nga fëmijëria dhe e ka realizuar falë shumë vështirësive.
“Ishte një dëshirë imja që nga fëmijëria ime, i doja shumë autobusët, rritesha unë dhe rritej edhe dëshira. Më në fund e vendosa, por rruga ishte shumë e vështirë deri këtu. Është vështirë të punësohet këtu ku jam unë, mirëpo ia dola”.
Ajo theksoi se ka përkrahjen e të gjithë familjes, pasi të drejtosh urbanin çdo ditë, do shumë sakrificë.
“Kam pasur përkrahjen e prindërit, babait tim që nuk është më mes nesh. Më kanë përkrahur shumë. Nuk kam pasur probleme fare. Më kanë thënë që është punë e vështirë dhe ashtu është punë me përgjegjësi të madhe”.