Mickoski pyet për ndërtimin e spitaleve modulare, Zaev: Dëshira për pushtet iu ka bërë profiter politik

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në debatin e sotëm me liderin e LSDMS-së Zoran Zaev ka pyetur të parin e ekzekutivit nëse e di se kush është projektues i spitaleve modulare dhe nëse janë realizuar të gjitha A-testet në këto spitale, ndërkaq Zaev është përgjigjur ashpër duke deklaruar se nuk duhet të komentohet tragjedia në Tetovë pa përfunduar hetimi. Zaev thekson se në të gjitha rastet është vëpruar sipas ligjit.

“Dëshira për pushtet ta bëj njeriun profiter politik nga gjithçka, iu ka hije vetëm juve. Ju tashmë jeni bërë edhe hetues, i komentoni gjitha detalet. Unë deklaroj se është vepruar sipas ligjit, të gjitha rregulloret janë respektuar”, tha mes tjerash Zaev,